Sondazhi në Kosovë për Kurtin, 38.7% vlerësojnë punën e tij si të dobët

19 Nëntor 2021 | 18:05

Organizata Demokracia për Zhvillim zbuloi nga një hulumtim se pëlqyeshmëria e qytetarëve të Kosovës për qeverisjen e Kurtit në 6 muajt e parë nuk arrin as 50%.

Vetëm 32.2 % e të anketuarëve mendojnë se qeverisja e Kurtit është e mirë apo shumë e mirë.

29% nga të pyeturit kanë thënë se janë mjaftueshëmkënaqur.

Ndërsa 38.7%, 6 muajt e parë të pushtetit të Vetëvendosjes i kanë vlerësuar si të dobëta ose shumë të dobëta.

Një fakt interesant i kësaj ankete është se 52.1% e te punësuarve në sektorin publik kanë pasur vlerësime negative për performancën e qeverisë Kurti.

Ndërsa, 38.1% e të punësuarve në sektorin privat kanë vlerësim pozitiv për të.

Anketa është zhvilluar gjatë muajit shtator të këtij viti në gjithë territorin e Kosovës dhe kanë marrë pjesë 1.063 anketues nga të gjitha komunitetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026