Kryetari i Komunës së Tuzit: Vendi u fut për 21 ditë në karantinë të plotë, nuk ka më raste të reja me COVID-19

20 Prill 2020 | 11:22

Mali i Zi rezulton të jetë ndër vendet me numër të ulët të infektuarish në Ballkan, por edhe në Europë me 311 të prekur me coronavirus dhe 5 viktima. Podgorica ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe më pas vjen Tuzi. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tregoi se vendi u fut 21 ditë në karantinë të plotë për të luftuar përhapjen e infeksionit të COVID-19.

“Në fund të marsit pati 36 raste brenda 2-3 ditëve. Me qeverinë e Malit të Zi kemi marrë menjëherë masa shumë rigoroze. Komuna e Tuzit ka qenë në karantinë. Qytetarët e kanë patur të pamundur lëvizjen jashtë shtëpive dhe oborreve të tyre. Ne si komunë kemi organizuar për 21 ditë shpërndarjen e gjërave elementare e jetësore për çdo shtëpi dhe familje në mënyrë që të funksionojnë. Për 21 ditë e gjithë komuna ka qenë e bllokuar. Kjo mënyrë e ndjekur ka qenë efektive pasi prej më shumë se 10 ditësh nuk ka asnjë rast të ri. Ky është ilaçi më i mirë i aplikuar për të luftuar përhapjen dhe rritjen e numrit të të infektuarve”, tha Gjeloshaj.

Më tej ai shtoi se aktualisht qytetarët mund të dalin prej orës 08:00 deri në orën 14:00 për të blerë sendet më të nevojshme për to. Gjeloshaj tha se do të mendohet edhe marrja e masave të tjera lehtësuese. Sipas tij të vetmet biznese që po funksionojnë për momentin në Mal të Zi janë dyqanet e ushqimeve dhe karburantet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026