Rindërtimi me hije dyshimi, për ndërtimin e shkollave nuk garon asnjë kompani e huaj
Ngrihen hije dyshimi për tenderin e hapur për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi në datën 17 mars tenderin për rindërtimin e shkollave, një procedurë prokurimi ndërkombëtare, dhe iu la afat vetëm 10 ditë. Por, për shkak të situatës së pandemisë së coronavirusit, ky afat u shty edhe me një javë duke e çuar në 17 ditë kohë.
Pavarësisht kësaj, sërish procedura e prokurimit publik nuk u bë e saktë pasi legjislacioni ka parashikuar se në gara ndërkombëtare i jepet 20 ditë kohë këtyre prokurimeve publike. Fondi Shqiptar i Zhvillimit nga ana e tij ka mbyllur fazën e parë të prokurimit, ku ka kualifikuar 22 kompani për të vijuar më tej pikëzimin derisa të shpallet fituesi.
Ajo që bie në sy është se pavarësisht se procedura ishte ndërkombëtare, sërish kompanitë e huaja nuk kanë shfaqur interes në këtë garë ku të 22 kompanitë e kualifikuara janë shqiptare dhe disa prej tyre bashkëpunojnë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e rrugëve rurale.
Euronews Albania në një komunikim të mëparshëm me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për sa i përket tenderit për ndërtimin e shtëpive individuale, procedurë e cila u shty, nga ku mësoi se një ndër arsyet se përse nuk kishte interes nga kompanitë ndërkombëtare ishte pandemia e coronavirust, por pavarësisht kësaj, hijet e dyshimit ngrihen tek reduktimi i afatit që nga 20 ditë, u bë 10 ditë e më pas në 17 ditë dhe në krahun tjetër, prokurimi për ndërtimin e shtëpive është shtyrë pa një datë fikse.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në