Donald Tusk gjobitet me heqje patente për 3 muaj për tejkalim shpejtësie

20 Nëntor 2021 | 19:46

Policia polake ka pezulluar përkohësisht patentën e ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Donald Tusk pasi u kap duke i dhënë makinës përtej normave të lejuara të shpejtësisë.

64-vjeçari, sot kreu i partisë kryesore opozitare në Poloni, tha të shtunën në Facebook se gjoba “ishte e drejtë” dhe e pranonte “pa e diskutuar”. Tusk do t’i pezullohet patenta për tre muaj dhe do shtohen 10 pikë, nga 24 që lejohet në total, si dhe gjobë për tejkalim shpejtësie.

Autoritetet thanë se Tusk po i jepte makinës me 100 km/h, ndërkohë që limit ishte 50 km/h.

Qytetarët kanë komentuar në postimin e Tusk në Twitter duke ngritur shqetësimin për shkallën e lartë të fataliteteve në vend për shkak të aksidenteve si pasojë e shpejtësisë së lartë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026