Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë protestojnë tek paraburgimi i Vlorës

21 Nëntor 2021 | 10:30

Familjarë të 8-vjeçarit Mateo Vasia i vrarë pak ditë në fshatin Grecalli të Fierit, u mblodhën të dielën para derës së paraburgimit të Vlorës, aty ku mbahet nën masa të larta sigurie, Klodian Çalamëni, personi që i mori jetën brutalisht të miturit.

Të revoltuar, familjarët kanë tentuar të kalojnë kangjellat e burgut, ndërsa kanë këmbëngulur që autori të dënohet me vdekje. Ata kanë kërkuar të dinë nga autori i krimit arsyen pse e kishte vrarë djalin e tyre të mitur.

Tri ditë më parë, teksa Gjykata e Fierit jepte masën e sigurisë për 38-vjeçarin, familjarët e të miturit u futën me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kërkuan të ballafaqohen me Çalamënin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së agravuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026