5 humbje jete në 24 orët e fundit, mbi 400 numri i të infektuarve me COVID

21 Nëntor 2021 | 17:06

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së fundit ka pasur 5 viktima mes pacientëve me COVID-19, duke e çuar në total numrin e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë në 3,040.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 405 persona, ku 166 vetëm në Tiranë.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, por gjithashtu vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Testime totale              1,370,352

Raste pozitive                196,393

Raste të shëruara            185,317

Raste Aktive                     8,036

Humbje jete                      3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4195

Fier                725

Gjirokastër      530

Berat               475

Shkodër         463

Durrës             415

Elbasan            365

Vlorë                314

Korçë              248

Lezhë              169

Dibër                73

Kukës              64

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026