Analistët në Kosovë kërkojnë përfshirjen e SHBA-së për marrëveshjen finale me Serbinë
Mungesa e rezultateve konkrete në dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nxitur kërkesën për përfshirje më të madhe në dialog të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dështimi i takimit trepalësh të kësaj jave në Bruksel po konsiderohet si zvarritje e procesit të dialogut nga ana e BE-së.
Përfshirja e SHBA-së në procesin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi, shihet si dobiprurëse për vendin nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Analisti Dritëro Arifi thotë se BE-ja po dëshiron të mbajë dialogun gjallë që të krijojë një ambient më paqësor.
“Ky është qëllimi final i BE-së si është duke e parë dhe shkuar hap pas hapi për të krijuar një paqe. Dështimi po tregon se palët nuk janë të interesuara për të zgjidhur problemin, dialogu bëhet për të zgjidhur problemin jo për t’i ikur…BE-ja duhet të jetë më serioze me temat dhe të njëjtat duhet të jetë të afatizuara. Jemi duke e ripërsëritur se kështu nuk mundet të zhvillohet dialogu mes dy shteteve të armiqësuara. Duhet një imponim më i fuqishëm”, thotë Arifi
Ai shton se nevoja për përfshirjen e SHBA-së në dialog është e domosdoshme.
“Do të jetë e paevitueshme ri-kyçja e ShBA-së në procesin përfundimtar. Nga këndvështrimi im procesi do të imponohet nga dy palët pasi po vërehet se pa një kompromis dhe asnjëra palë nuk po e bënë hapin e parë. Të njëjtin i takon ta bëjë Serbia për shkak të dëmeve dhe krimeve që i ka bërë në Kosovë”, thotë Arifi.
Përfshirjen më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogut e sheh si të mirëseardhur për Kosovën, hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu.
“Gjithmonë imponimi i SHBA-së është i mirëseardhur për Kosovën, por linja zyrtare e SHBA-së është se udhëheqës i dialogut zyrtar është Bashkimi Evropian. Besoj që Kosova mund të bëjë më shumë, në kuptimin e proaktivitetit që të përafrohet më shumë me SHBA-në në qëndrime dhe të ketë sa më shumë unifikim mbi dialogun me palën amerikane. Marrë parasysh se SHBA-ja ka pikëpamje të qartë as i përket Kosovës dhe shtetësisë së saj. Edhe letra e zotëri Biden tregoj që dialogu Kosovë-serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Çdo përafrim me ShBA-të dhe në thelb e ka njohjen reciproke dhe i bënë nderë Kosovës”, thotë Fetahu.
Nga ana tjetër, profesori Arifi, kërkon lobim më të madh të Kosovës te partnerët ndërkombëtar për përfundimin e marrëveshjes finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe nëse ndodh takimi prapë do t’i kemi të njëjtat tema, prapë do të del e njëjta qasje, pasi nuk ka zgjidhje. Prandaj pala kosovare, duhet të thotë se Serbia është problemi në Ballkan, por ende nuk ka një vendim politik si në BE si në Uashington si t’i qasen Serbisë. Por ne nuk kemi kohë të presim, duhet të lobojmë fuqishëm më agresiv tek partnerët tanë se si ta përfundojmë shpejtë dialogun. Në të mirën e Kosovës është që të përfundojë dialogu sa më shpejtë, pasi problemet tjera janë duke u akumuluar dhe mos zhvillimi i Kosovës është humbje”, shton Arifi.
Përgjatë dy ditëve të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori, Besnik Bislimi qëndroi në Bruksel, mirëpo pa arritur të ketë takim me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviç.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës