Braçe kërkon kthimin e TVSH-së për ndërtesat në bregdet: Favoret t’u kthehen fermerëve

22 Nëntor 2021 | 15:59

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon kthimin e TVSH-së për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin.

Favoret që kanë marrë ndërtuesit në bregdet, tha Braçe, duhet t’u kthehen fermerëve dhe grupeve të tjera të popullsisë.

“Gjithë sektori i turizmit me 5 yje, dhe këtij sektori të vogël brenda turizmit ia kemi bërë një favor; i kemi dhënë të drejtën të marrë licencën për kazino, për lojëra fati”, tha deputeti socialist.

Edhe deputeti i djathtë, Arbi Agalliu, kërkoi që akciza 6 lekë për litër që propozohet për gazin  që përdoret në familje të hiqet.

“Nuk mund të lihen familjet në nevojë, që janë konsumatorët më të mëdhenj të gazit në një situatë kur çmimi i energjisë mund të rritet dhe këtë gropë që krijohet mund ta rikuperoni nga birra, pijet energjike apo ato që quhen produkte luksi”, u shpreh deputeti i PD.

Në Komisionin e Ekonomisë u kërkua edhe ulja e taksës së karburanteve për jahtet dhe mjetet lundruese për qëllime turistike që qarkullojnë brenda vendit. Propozimi ishte për ulje të taksës në 40 lekë për litër, nga 65 që propozon paketa fiskale 2022.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026