33% e popullsisë me 2 doza, Tritan Shehu: Shqipëria me ritme të ulëta vaksinimi

22 Nëntor 2021 | 16:44

Është miratuar në Komisionin e Shëndetësisë akti normativ që i hap rrugë sigurimit të mëtejshëm të vaksinave Pfizer. Çdo shtet mund t’i dhurojë Shqipërie doza me procedure më të lehtësuar.

“Ky lloj lehtësimi do jetë i dypalshëm, vendet japin donacion për Shqipërinë duke njoftuar kompaninë Pfizer”, u shpreh zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Në Shqipëri aktualisht është vaksinuar me dy doza rreth 33% e popullsisë. Këto shifra më të ulëta në krahasim me vendet fqinje kanë krijuar edhe pakënaqësi në komision, ku deputeti i PD-së Tritan Shehu tha se vaksinimi po ecën me ritme të ulëta.

“Jemi nën mesataren botërore, ku hyn edhe Afrika, Azia. Italia po shkon 90%, pra nuk arrijë më dot të sigurojmë mbrojtjen e popullsisë”, u shpreh z. Shehu

Eugena Tomini tha nga ana tjetër se deri në fund të vitit do të arrihet vaksinimi për gati 40% të popullatës shqiptare

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2.663.100 vaksina, prej tyre janë injektuar 2.000.049.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026