Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë Bashën më 11 dhjetor
E parashikon statuti që Kuvendi Kombëtar ka të drejtën të shkarkojë kryetarin e partisë. Kështu u shpreh në emisionin “Now” deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.
Ai tha se 4200 anëtarë të PD-së kanë përcaktuar agjendën dhe do të marrin në shqyrtim punën që ka bërë kryetari i partisë më datë 11 dhjetor, dhe “po të jetë e nevojshme do të merret masë mbi kryetarin e partisë”.
Z. Bylykbashi tha se janë thirrur dy kuvende, ai i datës 11 dhjetor, i thirrur nga anëtarët dhe ai i datës 18 dhjetor, i thirrur nga kryetari.
“Ne kemi dy kuvendi të thirrura. Një është kuvendi që thërrasin anëtarët dhe një kryetari. Mirëpo, kryetari nuk mund të pozicionohet kundër anëtarësisë, madje është kryeshërbëtori dhe duhet të ulë kokën para saj”, u shpreh z. Bylykbashi.
Deputeti i PD-së tha se një pjesë e anëtarësisë së PD-së e ka thirrur kuvendin duke parë nevojën për ndryshime statutore, pasi pretendojnë se kryetari ka marrë të gjithë pushtetin e partisë.
“Politikisht kemi një kryetar partie që pavarësisht se humbet në zgjedhje autokratizon sjelljen e tij duke menduar se partia është një garnizon ushtarak”, tha Oerd Bylykbashi për Lulzim Bashën.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet