Shqipëria me numrin më të lartë në Ballkan të të shëruarve nga COVID-19
Në itali numri total i të infektuarve deri ditën e djeshme shënonte 178,982, ndërsa në Shqipëri numri total i të infektuarve është 584 persona, e afërt me atë të Kosovës, ku numri total është 561.
Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve është 1,207 dhe në Serbi janë 6,318 edhe pse numri i testeve varion nga një vend në tjetrin.
Por nëse do të shikonin se sa nga të infektuarit me coronavirusi janë ende raste aktive, pra nëse nga numri total do të zbritet, numri i personave që janë shëruar dhe ata që kanë ndërruar jetë, vendi i parë me më shumë raste aktive në përqindje është Serbia ku 86.2 përqind e rasteve janë ende të sëmurë.
Më pas vjen Maqedonia e Veriut me 80.9 përqind, Kosova me 79.7 përqind, Italia me 60.5 përqind dhe më pak raste aktive është Shqipëria me 39.6 përqind. Pra vetëm rreth 40 përqind persona në Shqipëri nga numri total janë ende të sëmurë me COVID-19.
Sa nga të prekurit e kanë mposhtur sëmundjen?
Përqindjen më të lartë të të shëruarve e mban Shqipëria, ku 56 përqind e atyre që janë prekur janë shëruar, një rekord ky për statistikat e COVID-19. Më pas vjen Italia me 26.3 përqind të shëruar, Kosova me 18.2 përqind, Maqedonia e Veriut me 14.8 përqind dhe në fund Serbia me vetëm 11.9 përqind të shëruar.
Vdekshmëria më e lartë nga COVID-19 mbahet nga Italia me 13.2 përqind. Më pas vjen Shqipëria me 4.5 përqind, Maqedonia e Veriut me 4.2 përqind, Kosova me 2.1 përqind dhe Serbia me një përqindje vdekshmërie më të mirë me 1.9 përqind.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi