Kolonja në telajo, artistët e vegjël pikturojnë fshatrat e zonës
Më tepër se 30 fëmijë nga i gjithë qarku i Korçës prej dy ditësh pikturuan Rehovën, Borovën, Sotirën, Vodicën, Shelegurin, kishat qindra vjeçare natyrën me ngjyrat e fantastike të vjeshtës.
Fëmijët tregojnë emocionet që morën këto ditë.
“Unë jam 18 vjeç, kam pikturuar Kolonjën e bukur, është një vend mjaft piktoresk e më pëlqen shumë ta pikturoj. Po dhe do ndjek shkollën për pikturë. Këtu kemi ardhur disa herë dhe kemi bërë piktura shumë të bukura”, u shpreh një prej fëmijëve.
“Jam 16 vjeç, vij nga Pogradeci dhe kam pikturuar kishën e Rehovës, Shën Gjergjit. Ishte një vend shumë i bukur e piktura mori ngjyra shumë të bukura dhe, me pëlqeu shume. Pogradeci besoj se do nderohet sot me punët tona. Ishte një aktivitet shumë i bukur, jo vetëm foto, por e me miqësi”, tha një tjetër.
“Unë quhem Flavio Cenkolli, jam 12 vjeç dhe vij nga fshati i Maliqit nga Sheqerasi. Këto janë pikturat e mia, kjo është një enë nga muzeu e ky është qilim artizanal”, tha një tjetër nxënës.
Drejtuesit e institucioneve lokale janë entuziastë për edicionin e tretë të kësaj kolonie artistësh të vegjël, që tashmë po kthehet në një traditë.
Ekspozita me pikturat e duarartëve të vegjël do të qëndrojë e hapur për disa ditë në pallatin e kulturës në Ersekë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme