OBSH: Këtë dimër në Evropë mund të vdesin 700 mijë persona nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Evropë mund të vdesin rreth 700,000 persona.
Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin evropian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë.
“Vdekjet e raportuara parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milion deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, shtoi OBSH.
COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë Evropën si dhe Azinë Qendrore, raportoi OBSH-ja.
Shtimi i rasteve në Evropë po nxitet nga një kombinim i variantit shumë ngjitës Delta, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit dhe lehtësimit të masave të tilla si vendosja e maskave dhe distancimi fizik, tha OBSH, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Sipas të dhënave të OBSH-së, vdekjet e lidhura me coronavirusin u rritën javën e kaluar në afro 4,200 në ditë, duke u dyfishuar nga 2,100 vdekje në ditë sa ishin në fund të shtatorit.
“Situata me COVID-19 në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore është shumë serioze. Ne përballemi me një dimër sfidues”, tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
Ai bëri thirrje për një qasje “vaksina plus”, që nënkupton respektimin e distancës sociale, përdorimi i maskave dhe larjen e duarve.
OBSH-ja tha se maskat reduktojnë mundësinë e infektimit me COVID-19 deri në 53 për qind sipas një studimi të fundit dhe “mbi 160,000 vdekje mund të parandalohen (deri më 1 mars) nëse arrihet mbulimi i përgjithshëm i maskave prej 95 për qind”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West