Caktohet gjyqtarja për ankimimin e Mediut, mbrojtja: Ka konflikt interesi

24 Nëntor 2021 | 11:29

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen ndaj Fatmir Mediut. Seanca do shqyrtohet nga gjyqtarja Albana Boksi, e cila është kundërshtuar nga pala mbrojtëse.

Kjo e fundit pretendon se Boksi ka konflikt interesi për shkak se ka shqyrtuar disa kërkesa përgjatë procesit. Burime bëjnë me dije se në rast se gjyqtarja nuk jep dorëheqjen, do kërkojë përjashtimin e saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Ish-ministri Fatmir Mediu, përmes avokatit mbrojtës ankimoi vendimin e Apelit të Posaçëm për rihapje të hetimeve ndaj tij lidhur me ngjarjen e Gërdecit në vitin 2008.

Rekursi u depozitua rreth 3 javë më parë nga avokati mbrojtës i tij, Ardian Visha, ku kërkon prishjen e vendimit pasi sipas tij është antikushtetuese, dhe se për këtë çështje është dhënë një herë vendim.

Gjithashtu, sipas avokatit një tjetër argument është se vepra penale për të cilën ish-ministri akuzohet është parashkruar.

Në një intervistë për Euronews Albania disa ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit tha se pret që Gjykata e Lartë të marrë vendim të drejtë për çështjen e “Gërdecit” ndërsa paralajmëroi se në të kundër çështjen mund ta ankimojë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Sistemi ynë gjyqësor nuk është vetëm deri tek Gjykata e Lartë. Shpresoj që ta vlerësojë siç duhet atë që nuk i vlerësoi siç duhet Gjykata e Apelit. Mund të ketë arsye të tjera, por arsye për të bërë drejtësi nuk ka”, tha z. Mediu për Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026