Ambasadorja Kim: Arrestimi i politikanëve të korruptuar është vetëm fillimi

24 Nëntor 2021 | 11:42

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se largimi apo arrestimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar është vetëm fillimi.

“Shqipëria ka arritur sukseset e vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-prokuror të përgjithshëm, deri tek arrestimi i politikanëve, policëve. Ky është vetëm fillimi, ne po shohim një epokë të re ku sistemi t’i shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishme, të pasurve dhe kriminelëve”, deklaroi ambasadorja gjatë një takmi me donatorët ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ajo nënvizoi se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin e dhunshëm, është duke pasur institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit.

“Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryese, të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha ambasadorja.

Znj. Kim theksoi se Shqipëria është ende një rrugë kyçe e trafikut të  drogës dhe qenieve njerëzore për në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa ambasadori, Luigi Soreca deklaroi se Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit krimeve mjedisore, si dhe në menaxhimi e migracionit.

“Në të njëjtën kohë, administrata shqiptare duhet të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë për investimin e rëndësishëm financiar të BE-së dhe duhet ta ndjekë këtë si objektivin kryesor të aktiviteteve të saj të planifikimit dhe programimit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026