Futbollisti Benzema shpallet fajtor për skandalin me videon seksuale
Futbollisti francez Karim Benzema është shpallur bashkëfajtor për rastin ku shantazhonte me një video seksi një prej lojtarëve të skuadrës së tij.
Sulmuesi i Real Madridit akuzohet se ka shantazhuar në 2015, shokun e tij të skuadrës me kombëtaren franceze Mathieu Valbuena.
Ai u dënua me një vit heqje lirie me kusht dhe me gjobë 75 mijë euro.
Avokatët e tij kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin, ndërsa vetë 33-vjeçari nuk ka pranuar fajësinë në krim.
Katër personat e tjerë të përfshirë gjithashtu janë dënuar me masa të ndryshme si 18 muaj heqje lirie me kusht dhe dy vite arrest me burg.
Dënimi i Benzemas nuk pritet që të shkaktojë ndonjë problem në karrierën e futbollistit të famshëm, ndërsa presidenti i Federatës franceze të Futbollit Noël Le Graët tha për “Le Parisien” se lojtari nuk do të përjashtohet nga kombëtarja.
Benzema është një ndër pretendentët kryesorë të çmimit prestigjioz Topi i Artë që do të shpërndahet javën e ardhshme.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës