650 mln euro në arkën e shtetit, sigurohet Eurobondi me interes 3.75%

24 Nëntor 2021 | 17:17

Shqipëria ka marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se qeveria nxitoi për të siguruar Eurobondin brenda këtij viti, për shkak të normës së ulët të interesit, 3.75%.

“Qeveria shqiptare gjykoi të arsyeshme të finalizonte transaksionin me vlerë 650 milionë euro, pasi likuiditeti në këtë moment në tregje është i lartë dhe normat e interesit janë në nivelin më të ulët historik”, tha Ibrahimaj.

Por ku do të shkojnë këto para?

“Eurobondi lidhet me nevoja që qeveria shqiptare ka, për mbështetje në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, bujqësia. Pra, do të përdoret për reforma madhore”, tregon ministrja.

Ajo flet edhe për ulje graduale të borxhit publik.

“Në fund të vitit 2021 presim borxh 80.2% dhe më pas të vijojë rënia graduale ku do të jetë 1% për çdo vit, por synimet tona janë që të jetë më i ulët”, thotë Ibrahimaj.

Afati i firmosur për shlyerjen e këtij borxhi është 10 vite. Ndërkohë, 4 Eurobondet paraardhës kanë pasur afat kthimi 5 dhe 7 vjet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026