Prokuroria bullgare: Kontrabanda e naftës jo shkak i aksidentit, një person rezulton i zhdukur
Prokuroria e Bullgarisë i ka hedhur poshtë supozimet se zjarri në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, i aksidentuar 2 ditë më parë ka ardhur si pasojë e karburantin shtesë.
Nga hetimet rezulton se janë gjetur 3 tuba me mbetje nafte, por nuk kanë qenë të mbushur dhe nuk janë përfshirë nga zjarri.
Zëvendësprokurori i Bullgarisë Borislav Sarafov, tha se nga hetimet rezulton se nuk ka pasur shpërthim në autobus. Sipas tij, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një gabim njerëzor i shoferit dhe kushtet jo të përshtatshme në rrugë.
Nga ana tjetër, Prokuroria bullgare tha se janë gjetur 44 trupa të pajetë në autobusin e aksidentuar 2 ditë më parë. Po hetohet çfarë ka ndodhur me personin e 52-të i cili nuk është mes të lënduarve, por as nuk është gjetur trupi.
Në autobusin e “Besa Trans” gjendeshin 52 pasagjerë prej të cilëve 44 mbetën të vdekur.
Autobusi është përfshirë nga flakët menjëherë pas aksidentit dhe pasagjerët e kanë pasur të pamundur të dalin pasi dera kishte prekur parmakun e rrugës.
Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë që u gjendën të mbledhur nga nëna e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar nga flakët.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane