Lajçak në Prishtinë, shpresa për një takim Kurti-Vuçiç para fundit të vitit

26 Nëntor 2021 | 10:07

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë tha se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian.

Gjatë mbledhjes me kryeministrin e Kosovës ai shtoi se BE shpreson të zhvillojë një takim para fundit të vitit me Kurtin dhe Vuçiç.

Lajçak nënvizoi se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, por edhe rezultati.

Në ndalesën në Prishtinë ai u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani. Kreu i shtetit deklaroi që Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialogun me Serbinë.

Sipas saj, suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026