Mbledhja e dy qeverive në Elbasan, firmosen marrëveshje të reja
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti përshëndetën marrëveshjet e firmosura të premten nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.
Ata i cilësuan si shumë të rëndësishme sa i takon bashkëpunimit aktual mes vendeve dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët në të dyja anët e kufirit.
Rama deklaroi se të dyja palët kanë përcaktuar një fond për ngritjen e përbashkët të ekipit të punës në mënyrë që të vihen në zbatim të gjitha marrëveshjet. Kryeministri sqaroi se një pjesë janë zbatuar, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces zbatimi.
“Nuk është e vërtetë që rezultati i marrëveshjeve të firmosura është zero. Një pjesë e marrëveshjeve janë zbatuar, një pjesë po zbatohen dhe një pjesë ka ngecur,” – u shpreh Rama.
Ndërkohë Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi mes qeverive rrit cilësinë e jetës së qytetarëve edhe është në horizontin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara sot e me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet dy qeverive tona do ta rrisim edhe më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dyja anët e kufirit dhe në gjithë rajonin,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.
Sipas Kurtit progresi në numrin e marrëveshjeve do të shoqërohet me shtimin e rëndësisë në zbatimin e tyre.
Mes marrëveshjeve që u firmosen janë heqja e leje qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore.
Ky është takimi i shtatë i përbashkët zyrtar mes dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta