Deputetët kërkojnë hetim për qumështin pluhur, qeveria i vë taksë

26 Nëntor 2021 | 19:14

Shqipëria importon rreth 1400 ton qumësht pluhur në vit dhe nga 2022, çdo litër do taksohet me 100 lekë. Qeveria pretendon që me këtë taksë të kufizojë përdorimin e tij.

Por debatet e fundit në kuvend ngrenë dyshime për përdorimin ilegal të tij nga fabrikat vendase.

Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për dyshime, madje për një produkt, sasia e të cilit shtohet nga viti në vit, por që nuk dihet se ku përdoret.

Mbi këtë debat, Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi ka kërkuar të hetohet përdorimi i këtij qumështi.

Sipas shifrave të INSTAT 2020, në Shqipëri kishte 2.7 milionë krerë lopë e bagëti të imëta, ku 30% e prodhimit të tyre, konsumohet direkt nga familjet e shitet në treg.

Por, sipas prodhimit vjetor që deklarojnë fabrikat vendase, në Shqipëri duhet të ketë 20-fishin e bagëtive aktuale, një argument ky që të çon te leverdia e përdorimit të qumështit pluhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026