Të hënën hapet Rruga e Arbrit, thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve

27 Nëntor 2021 | 14:02

Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit do të hapet për qarkullim.

Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë.

Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se janë duke u kryer punimet e fundit për të qenë gati për datën 29 Nëntor, ndërkohë që punime do të vazhdojnë edhe për hapjes së qarkullimit të automjeteve në këtë aks.

“Kemi marrë të gjitha masat sa i takon sigurisë rrugore, por kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për të respektuar me rigorozitet sinjalistikën rrugore. Punimet do të vijojnë deri në përfundimin e plot të kësaj vepre, e cila shkurton ndjeshëm distancën mes verilindjes së vendit dhe kryeqytetit”, shprehet ajo.

“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.

Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026