Izolohen 10 familje në Dibër, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën nga moti i keq në vend

29 Nëntor 2021 | 18:24

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej dy ditësh kanë krijuar probleme në disa qarqe. Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur të dhënat e emergjencave civile që raportojnë probleme në disa qarqe.

Më shqetësuese paraqitet situata në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, ku lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati.

Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit, qarku Shkodër, ka pasur rënie gurësh dhe inerte. Edhe në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.

Në qarkun Dibër, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.

Si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë, në qarkun e Elbasanit dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore.

Emergjencat civile njoftojnë se probleme janë shfaqur edhe në qarkun e Tiranës, ku si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur prezencë uji në rrugën “5 Maji”, ku janë rrezikuar disa banesa.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026