‘Një jetë kompozitor’, promovohet albumi i Kujtim Laro për filmat shqiptar
Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë është zhvilluar aktiviteti për promovimin e albumit të kompozitorit Kujtim Laro me titull ‘Lulëkuqet mbi Mure’.
Me kolonat zanore të filmave shqiptarë, pianistë, instrumentistë, kompozitorë dhe artistë të tjerë u mblodhën për të luajtur pjesët më të bukura të krijimtarisë së Kujtim Laros.
Katër instrumentistë përcollën mrekullisht emocionet e papërsëritshme të krijimeve të Laros dhe po aq edhe kujtimet e miqve të tij artistë.
“Të gjithë ne jemi bërë shumë të mirë se sa ishim në film nga shpirti i Kujtim Laros”, u shpreh artisti Mevlan Shanaj.
“Kujtimi i ka dhënë mendjen dhe shpirtin filmit shqiptar. Mirënjohje për artistin e madh”, tha artisti Bircce Hasko.
Muzika e kompozitorit të njohur vlonjat për më shumë se një orë ndezi atmosferën në teatrin “Petro Marko” ndërsa është mirëpritur nga spektatori i shumtë.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona