Bizneset në Kosovë paralajmërojnë protesta kundër masave të reja anti-COVID

1 Dhjetor 2021 | 17:52

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kundërshtuar rregullat e reja të vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Drejtuesi i Odës, Hysen Sogojeva tha sot se vendimet e qeverisë Kurti nuk janë konsultuar me biznesin. Ai paralajmëroi protesta për të kundërshtuar zbatimin e tyre.

Nga data 6 dhjetor çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë dëshmitë për vaksinimin, si dhe testin negativ për COVID-19.

Masat e reja të qeverisë ndalojnë veprimtarinë e klubeve të natës, si dhe organizimi i festivaleve e koncerteve.

Sipas masave të reja, ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve., pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjar e shoqërore, ekskursioneve në të gjithë territorin e Kosovës.

Gastronomia lejohet të zhvillojë aktivitetin e saj nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 23:00. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30. Shërbimi me porosi lejohet edhe pas orës 23:00.

Ndalohet hyrja në mjetet e transportit pa maskë, në taksi lejohen deri në dy udhëtarë. Aktivitetet kulturore, biblioteka, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet e filarmonisë, operës, baletit, orkestrat, ansamblet, qendrat rinore, qendrat e kulturës lejohen duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të hapësirës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026