Petrit Vasili: Menaxhim i papërgjegjshëm i pandemisë, qeveria po blen orë politike duke shtyrë gjendjen e fatkeqësisë

22 Prill 2020 | 11:38

Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ditën e sotme, e cilësoi si krejtësisht të papërgjegjshëm dhe në mungesë të plotë transparence menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

“Të gjitha ndërhyrjet kanë qenë pa sens, me fasha orare të ngushta që e vetëm sa e shtojnë densitetin e njerëzve dhe e përhapin më shumë sëmundjen”, tha z. Vasili.

Nënkryetari i LSI tha se kryeministri, që sipas tij e shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore me më shumë se dy javë vonesë, tani po përpiqet të fitojë orë politike duke e shtyrë gjendjen e fatkeqësisë.

“Iu bëj një thirrje profesionale profesionistëve që janë vënë në shërbim të qeverisë; të paktën heshtni, mos shkelni mbi profesionin duke thënë gjëra të pavërteta. Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall me dy javë e gjysmë me vonesë. Pra, kryeministri për më shumë se dy javë bëri ç’deshi duke shkelur ligjin. Tani që thonë se e kemi situatën nën kontroll, kërkon të zgjasë gjendjet e fatkeqësisë natyrore.

Kjo tregon se ose kanë fshehur realitetin, ose për të mbajtur vendin në tension psikologjik për t’u zvarritur duke blerë orë politike, të rrinë sa të munden në pushtet. Po kjo qeveri duhet të japë llogari për menaxhimin e papërgjegjshëm që i ka bërë pandemisë”, tha nënkryetari i LSI.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026