Malëshova, fshati piktoresk me arkitekturë të rrallë në Këlcyrë
Mes maleve të lartë e gjarpërimit të kristaltë dhe kryqëzimit të rëndësishëm që lidhe Skraparin, Tepelenën, Përmetin e Libohovën shtrihet qyteti i vogël po me histori të madhe, Këlcyra.
Fshatrat më të veçantë në atë zonë nga pikëpamja arkitektonike, por të panjohur për vizitorët janë Malëshova dhe Limani.
Këlcyra ndodhet buzë rrugës nacionale Tepelenë – Përmet dhe është rreth 3 orë larg Tiranës.
Ky qytet është zakonisht i zhytur në mjegull që me lindjen e diellit, e kur dielli ngroh vendin, mjegulla fillon të zhduket.
Në shkëmbin e thepisur që ri pingul mbi qytet, duken sarajet e Alli bej Këlcyrës.
Dërrasa e Çajupit në atë zonë ofron një pamje mahnitëse. E vetme, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit shfaqet kisha e Shën Kristoforit, që është shenjë e hyrjes në Malëshovë, fshatin me natyrë dhe arkitekturë mahnitëse.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane