Vjedhja dhe dëmtimi i pronës, krimet që vuajnë më shumë qytetarët shqiptarë

2 Dhjetor 2021 | 21:33

4,4% e shqiptarëve mbi 18 vjeç kanë qenë personalisht viktimë e një krimi gjatë 12 muajve të fundit. Thuajse gjysma e tyre (46,6%) kanë rënë viktimë e vjedhjes. Barometri i Euronews Albania për sigurinë e qytetarëve ka zbuluar se vjedhjet më të shpeshta janë vjedhjet në banesë, vjedhjet e makinës, motorit, biçikletës.

Dëmtimet e pronës, të tilla si dëmtimet e pasurive të patundshme, mjeteve të transportit apo sendeve të tjera në pronësi janë raportuar nga rreth 30 për qind e qytetarëve që kanë qenë viktimë e një krimi gjatë 12 muajve të fundit.

Thuajse 5% e qytetarëve viktima të krimit janë ngacmuar apo dhunuar seksualisht. Të gjitha janë femra —10 për qind e femrave viktima të krimit 12 muajve të shkuar kanë qenë viktimë e ngacmimeve apo dhunës seksuale.

Viktimat e sulmeve me armë apo mjete të tjera zënë vetëm 2% të numrit total të viktimave nga krimi.

Vetëm gjysma e personave që ka qenë viktimë e një krimi gjatë 12 muajve të fundit, e kanë denoncuar krimin në polici, kryesisht duke u paraqitur në një qendër policie apo duke telefonuar policinë.

Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025