Do të vëzhgojmë rreptësisht shpenzimin e fondeve nga Shqipëria – Zëdhënësja e KE, Ana Pisonero përgjigjet për Euronews Albania

22 Prill 2020 | 13:17

“Komisioni Evropian do të vëzhgojë nga afër shpenzimin e fondeve të lëvruara nga BE për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri, në përputhje me rregullat dhe procedurat e rrepta të BE-së për një zbatim efektiv dhe transparent të ndihmës financiare”, garanton, në përgjigjen e pyetjeve të drejtuara nga Euronews Albania, Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit.

Komisioni sqaron se zgjedhja e mënyrës së zbatimit për pjesën e premtuar prej 115 milionë euro grante, udhëhiqet nga kapacitete të shëndosha financiare dhe me kapacitet të shpejtë lëvrimi, ndërsa zgjedhja e sektorit bazohet tek dokumenti i Vlerësimit të Nevojave pas Shkatërrimit, në koordinim me angazhimet nga donatorë të tjerë.

Për këtë do të ndiqen kontratat me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, në bazë të marrëveshjeve kuadër me OKB-në, duke ndjekur sistemet e kontrollit të kësaj organizate dhe marrëveshjet e raportimit sipas marrëveshjes me OKB.

“Përveç kësaj, qeveria ka ngritur një komision shtetëror për vëzhgimin e përpjekjeve të përgjithshme të rindërtimit, ku BE ka vendin e saj dhe do të ketë ekspertët e saj që do të punojnë në mënyrë që zbatimi të ndjekë një proces të duhur dhe transparent”, shpjegon zëdhënësja e KE në lidhje me pyetjet e Euronews Albania mbi garancitë e monitorimit të shpenzimit të fondeve.

Sipas Komisionit, ekspertët evropianë do të këshillojnë që sistemet e ngritura për zbatimin të garantojnë një menaxhim të shëndoshë financiar të fondeve.

Kontrata e parë prej rreth 15 milionë euro grante, e cila nënshkrua një javë më parë me zyrën për Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, synon rindërtimin e 22 shkollave, dhe një pjesë tjetër e 100 milionëve pritet të shkojë për nevojat e sektorit të edukimit.

Komisioni po vijon diskutimet ndërkohë me qeverinë shqiptare për një pjesë të dytë ndihmash që do të mbështesnin nevojat e rindërtimit në sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara rëndë nga tërmeti, për të ndihmuar kështu edhe sektorin e turizmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026