U futën të armatosur në lokalin në Lezhë, 3 të rinjtë arratisen në Dubai

6 Dhjetor 2021 | 09:33

Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi janë 3 të rinjtë e shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës për ngjarjen e 13 nëntorit në fshatin Zejman, ku në ambientet e një lokali mësynë disa persona të armatosur.

Detajet e këtij operacioni janë siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Euronews Albania Merin Maçi, i cili raporton se autorët e dyshuar pas ngjarjes kanë udhëtuar drejt Dubait.

Mësohet se 3 personat e shpallur në kërkim janë larguar nga vendi në mes të nëntorit dhe janë strehuar në Emiratet e Bashkuara me personazhe të botës së krimit të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë nga hetimet e policisë ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i personave të shpallur në kërkim, këta të fundit, kanë shkuar të armatosur në lokal dhe kanë kërkuar shtetasin me iniciale L. M.(K).

Ky i fundit në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por hetimet e prokurorisë thonë se 3 të rinjtë kanë dashur ta vrasin.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se shkak i konfliktit kanë qenë pazaret e drogës.

Për ngjarjen në fjalë nga ana e pronarit të lokalit nuk ka pasur denoncim në polici, por fillimisht është denoncuar në media nga vetë ky person.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026