Ish-ministri i Integrimit: Asnjë zbatim i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, Kurti të ndryshojë strategjinë
Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian në Kosovë deklaroi se Albin Kurti duhet të ndryshojë strategji në mënyrë që të fitojë pikë gjatë dialogut Kosovë-Serbi.
Ai solli në vëmendje se asnjë nga marrëveshjet nuk ka gjetur zbatim sepse diskursi i bisedimeve duhet të ndryshojë. Sipas Çollakut nëse qeveria e Kosovës do të merrte përsipër të zbatonte obligimet që ka marrë përsipër, mund të shihnim ndonjë nga marrëveshjet në zbatim.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës thotë që asosacioni mund të themelohet por gjithmonë duke e ruajtur frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës, theksoi ish-ministri.
Sipas tij refuzimi i qeverisë Kurti për zbatimin e asosacionit më shumë mund të shihet nga perspektiva dhe qasja e tij populiste në raport me elektoratin sesa një kundërshtim në interes shtetëror të Republikës së Kosovës.
“Asosacioni i tillë siç është menduar të themelohet nuk paraqet asgjë tjetër përveçse një organizatë jo-qeveritare e cila do të ketë funksionin e njëjtë siç e ka asosacioni ekzistues i komunave të Republikës së Kosovës,” – u shpreh Çollaku.
Sipas tij nëse qeveria e Kosovës do të merrte përsipër të zbatonte obligimet që ka marrë përsipër, mund të shihnim ndonjë nga marrëveshjet në zbatim.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta