Kruja kthehet në vatrën më të rrezikshme të COVID-19, gjobiten dy fasoneri
Kruja vijon të jetë një vatër e nxehtë sa i takon shtimit të rasteve me COVID-19. Qytetarët shprehen të frikësuar ndërsa policia gjobiti 2 nga 18 fasoneritë që vijojnë punën. Nga 30 teste që janë kryer të mërkurën 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 65 numrin total të të prekurve.
Dy prej rasteve të reja janë konstatuar në qytet ndërsa 5 në njësi të tjera administrative, të cilët janë familjarë të punonjësve të fasonerisë që kanë rezultuar më parë pozitiv. Kjo është një prej fasonerive që është mbyllur në Krujë ndërsa zyrtarë të bashkisë thonë se po monitorohen këto subjekte që vijojnë ende aktivitetin.
“Gjithsej në territorin e bashkisë kemi 27 fasoneri prej të cilave 6 janë mbyllur, 3 janë pezulluar ndërsa pjesa tjetër janë në funksion. Janë targeti kryesor i vëzhgimit dhe monitorimit”, u shpreh Drini Masha, drejtor i Komunikimit në Bashkinë e Krujës.
Në mesditë, policia njoftoi gjobitjen e dy fasonerive dhe bllokimin e dy mjeteve që transportonin punëtorët. Një prej fasonerive u ndëshkua për mosrespektimin e distancës mes punëtorëve ndërsa tjetra për mosrespektimin e distancës në automjetin që transportonte punëtorët. Frika e përhapjes së virusit ndihet edhe në qytet.
Ndërkohë, “Pazari i Vjetër” i Krujës i preferuar nga turistët e huaj dhe vendas, ka mbyllur dyert. Tregtarët thonë se, kanë marrë ‘pagën e luftës’ ndërsa prodhuesit artizanalë vijojnë punën edhe pse prej disa javësh shitjet janë zeruar.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec