Nesër nis muaji i Ramazanit, Spahiu: Pandemia s’na privon të agjërojmë
Më 24 prill, për besimtarët myslimanë nis muaji i Ramazanit, i cili në kushtet e pandemisë së coronavirusit i gjen në një situatë ndryshe nga vitet e kaluara. Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar thotë se, këtë vit nuk do të ketë iftare dhe adhurime të përbashkëta në xhami. Por, ai u bëri thirrje besimtarëve që të kryejnë ritin individualisht në shtëpitë e tyre.
“Muaji i Ramazanit ka një domethënie shumë të madhe pasi është muaji i unitetit. Coronavirus na ka provuar, dhe do na duhet që ta kryejmë individualisht në shtëpitë tona. Urojmë dhe shpresojmë që kjo pandemi të mbrojë sa më shpejt”, u shpreh z. Spahiu gjatë një interviste për “Ilva Now”.
“Nuk do të ketë as iftare dhe as adhurime të përbashkëta në xhami. Xhamitë janë të pezulluara deri në një vendim të dytë. Dihet shumë mirë që të bëhesh shkak për përhapjen e kësaj sëmundjeje është një gjë shumë e rëndë dhe fetarisht është e ndaluar”, nënvizoi kreu i KMSH-së.
Z. Spahiu duke këshilluar dhe porositur besimtarët që të agjërojnë në kushtet e shtëpisë, bën apel që këtë rit ta kryejnë ata persona që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shprehet se, ky muaj duhet të shërbejmë për të reflektuar dhe njerëzit të ndërgjegjësohen, bëhen pozitivë dhe të edukojnë egon dhe shpirtin.
“Agjërimi i ndryshon sjellje njeriut, e edukon, i sjell gjera pozitive në jetën e tij, në familje dhe shoqëri. Pandemia nuk na privon që të agjërojmë, pasi agjërimi është individual. Nuk kemi gjë tjetër në dorë përveçse të lutemi që Zoti të na e largojë virusin. Allahu na mbrojtë nga ky virus”, përfundoi kreu i KMSH-së.

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta