‘Çdo qëndresë për të mos u evakuuar është kosto’, kryebashkiaku i Vlorës thirrje për kujdes nga moti i keq

12 Dhjetor 2021 | 13:51

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako tha se është momenti që ujërat kanë arritur pikën kritike. Ai u shpreh se po punohet me përforcimin e pjesës së argjinaturës që ka bërë të mundur mosdeportimin e ujit në Novoselë.

“Sigurisht ka pasur që dje evakuim të banorëve, janë njoftuar që në orët e para të ditës nëpërmjet kryepleqve dhe administratorit të territorit,” – deklaroi Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës.

Sipas tij është një kokfortësi e çuditshme e banorëve të zonës që nuk pranojnë të largohen.

Leli nënvizoi se Vjosa është në ato nivele kritike që ai vetë nuk e ka parë ndonjëherë, duke qenë se ka kaluar mbi urën e vjetër prej prurjeve të mëdha të ujërave.

“Çdo qëndresë është në koston e tyre dhe tonën sigurisht,” – pohoi kryetari i Bashkisë Vlorë ndërsa bëri thirrje që banorët të kujdesen për jetën e tyre dhe të bagëtive.

Kushtet e motit kanë përkeqësuar gjithashtu kushtet e qarkullimit rrugor, por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar se në jug dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar.

Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026