PD vijon akuzat ndaj qeverisë: Nuk po paguan asnjë lekë, gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të qeverisë për keqmenaxhim të krizës së krijuar nga COVID-19. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij.
“Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.
Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.
Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar”, shkruan ajo.
Ish-deputetja kërkoi nga qeveria që të ndërhyjë për të shpëtuar nga kjo situatë binzesin dhe punonjësit, sepse sipas saj kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.
“Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm.
Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë”, përfundon znj. Tabaku.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)