541 mln euro nga emigrantët, BSH: Niveli më i lartë i parave të dërguara që nga 2009

13 Dhjetor 2021 | 11:54

541 milionë euro kanë dërguar emigrantët këtë vit për familjarët e tyre në Shqipëri.

Kjo sasi parash është rritur me 15%, krahasuar me vitin e kaluar, kur shtetet u izoluan për shkak të pandemisë.

Por, nëse shohim në vite, për herë të fundit kjo sasi parash u regjistrua në vitin 2009, mandej dërgesat ishin ndërmjet 400 deri në 500 milionë euro.

Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore, kjo për shkak të numrit të madh të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje.

Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht nga  Britania e Madhe dhe Gjermania.

Kujtojmë se kjo e fundit është ndër shtetet që ka afruar më shumë shqiptarë, me kontrata pune.

Fluksi i rritur i parave që po sjellin emigrantët tregon se familjet shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026