GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH për shkelje të barazisë në tenderë
Gjykata e Posaçme refuzon Thoma Gëllçin. Togat e zeza të Posaçmes lanë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e RTSH i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro.
Gjykata refuzoi kërkesën e avokatit të tij mbrojtës, Dorjan Metalia i cili kërkoi masë më të butë duke lënë pas hekurave Thoma Gëllçin të paktën deri në përfundim të hetimeve.
SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin prej 86 milionë lekësh për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro.
Prokuroja Dolorez Musabelliu paraqiti në gjykatë faktet ku sipas hetimit, ai ka nisur procedurat e tenderimit ende pa marrë miratimin për hapjen e këtij kanali nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili më herët kishte refuzuar mbylljen e kanalit RTSH Fëmijë për ta zëvendësuar me RTSH Agro.
Gëllçi po ashtu akuzohet se ka favorizuar firmën fituese të tenderit duke zgjatur afatin e dorëzimit të produkteve, ndërsa avokati i tij foli për një inskenim për të penguar rikandidimin për të qenë në krye të RTSH. Gjithashtu, sipas burimeve mësohet se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar edhe disa tenderë të tjera të bëra në kohën kur Gëllçi drejtonte TVSH-në, që dyshohet se janë kryer procedura në kundërshtim me ligjin.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.