Ambasadorja Kim pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka: Askush nuk është mbi ligjin

14 Dhjetor 2021 | 13:29

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimi me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Përmes një postimi në Twitter kryediplomatja e SHBA thotë se aksionet e SPAK, veçanërisht gjatë kësaj jave tregojnë se askush nuk qëndron mbi ligjin.

“Mund të ikësh, por nuk mund t’i shpëtosh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkroi ambasadorja Kim në Twitter.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026