Ekskluzive l Detaje të reja për policin që vrau 29-vjeçarin në market
Euronews Albania mëson detaje të reja lidhur me policin Arbër Sula, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Dukës pas një sherri banal.
Agjenti i krimeve në Dibër njihej si një efektiv i qetë, ndërsa ditën e sotme ishte caktuar të kryente testin e drogës.
Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetëra policë janë larguar nga detyra.
Me qëllim arrestimin e Sulës, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, janë kontrolluar disa zona dhe banesa por deri më tani pa sukses.
Sula qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Në video shfaqen momentet e përplasjes ku janë të pranishëm edhe disa persona të tjerë. Madje njëri prej tyre tenton të qetësojë situatën.
Fotoja është siguruar ekskluzivisht nga Euronews Albania në momentet që efektivi sapo është futur në dyqan.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.