Afera e inceneratorit, asnjë gjurmë nga dy biznesmenët e lidhur me ish-ministrin
Të enjten, Lefter Koka do të japë qëndrimin e tij pas arrestimit për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ish-ministri i Mjedisit do paraqitet para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ku me gjasë do të lihet në burg.
Ai dyshohet se ka përfituar rreth 3.7 milion euro ryshfet dhe ka shpërdoruar detyrën si ministër
Fatmir Braka do të jetë avokati i cili do ta mbrojë në gjykatë ish-ministrin e Mjedisit për të evituar më shumë se 10 vitet e burgut që ai rrezikon nga akuzat e SPAK.
Dy të akuzuarit e tjerë, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë ende në kërkim. Kontrolli i sistemit TIMS tregon se ata nuk janë larguar nga Shqipëria.
Dyshohet se pronarët e kompanive që kanë përfituar nga inceneratori i Elbasanit të jenë larguar nga vendi ilegalisht. Policia ka kontrolluar për ta në disa banesa dhe në disa hotele luksoze.
Pas inceneratorit të Elbasanit, SPAK po përfundon hetimet për dy inceneratorët e tjerë, atë të Tiranës dhe Fierit.
Prokurorët Dritan Premçi dhe Vladimir Mara janë duke përmbyllur dosjen ku mësohet se janë të paktën 15 persona nën hetim.
Në këtë dosje ka emra të tjerë zyrtarësh të lartë dhe ish zyrtarësh që mund t’u vihen prangat.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi