Humb jetën shqiptari në burgun e RMV-së, vuante nga sëmundja e rëndë

19 Dhjetor 2021 | 17:46

Një 47-vjeçar shqiptar nga Dibra ka humbur jetën në burgun Idrioz në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave nga brenda burgut, ai vuante prej një viti nga një sëmundje e rëndë por autoritetet shqiptare nuk bënë asnjë përpjekje për ta çuar pranë familjarëve.

Një muaj më parë, një i ri nga Pogradeci që vuante dënimin atje denoncoi me video kushtet skandaloze në burg, ndërsa tha se i kishin apeluar ambasadës shqiptare në Shkup të merrte masa për zhvendosjen e 47-vjeçarit nga Dibra që vuante nga sëmundja.

I riu nga Pogradeci ka thënë se ai vdiq në qeli dhe se nuk u dërgua në spital, edhe pse në letra është shkruar se vdiq rrugës për në spital. Ai shtoi se në 10 ditët e fundit i ndjeri nuk mund të lëvizte nga dhimbjet, ndërsa nuk mjekohej ashtu si duhet por i bëhej vetëm një gjilpërë qetësuese.

I riu nga burgu apelon që të ndërhyjë ambasada shqiptare në lidhje me kushtet, pasi ai thotë se të gjithë rrezikojnë jetën çdo ditë.

Në burgun Idrizov vuajnë dënim mbi 60 shqiptarë nga Shqipëria kryesisht për trafikim lëndësh narkotike.

47-vjeçari që humbi jetën sot ishte i dënuar me 7 vjet, ndërsa i kishin mbetur edhe 3 për të mbaruar dënimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026