Policia e Kosovës vendos 379 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

20 Dhjetor 2021 | 12:14

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka vendosur 379 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura kundër përhapjes së coronavirusit.

Në kuadër të këtyre kufizimeve, të gjithë personat mbi 12 vjeç duhet që të paraqesin dëshmitë e vaksinimit me dy doza, nëse duan të udhëtojnë me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrjet në qendrat tregtare, bare dhe restorante.

Gjithashtu, nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Në Kosovë muajin e fundit ka pasur numër të ulët të infektimeve, në raport me rajonin dhe muajt e mëparshëm në vend.

Autoritetet në vend thonë se numri i ulët i rasteve vjen për shkak të vaksinimit masiv si edhe për shkak të masave kundër virusit.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se rastet pozitive kanë dalë nga 2368 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 7 qytetarë të shëruar nga COVID.

Në rang vendi janë aktualisht 312 qytetarë të infektuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026