Sociologët dhe ekonomistët flasin për pasojat që vijnë nga ‘Pagërrjedhja’

23 Dhjetor 2021 | 16:12

Rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë qenë të punësuar sipas INSTAT gjatë vitit 2020.

Pagat e rreth 700 mijë prej tyre, u bënë publike në mënyrë të jashtëligjshme gjatë ditëve të fundit.

Për sociologun Gëzim Tushi, nxjerrja e tyre është një ‘bombë sociale’.

“Sistem i zhbalancuar pagash shkakton shqetësim social dhe ka nevojë për rregullim. Tension social”, shprehet ai.

Në fund të vitit 2020, në vend u numëruan mbi 166 mijë ndërmarrje aktive.

Në disa prej tyre si pasojë e pakënaqësisë dhe konkurrencës së brendshme, pas daljes së pagave, kanë filluar dorëheqjet.

Shifrat e publikuara, për ekspertin e ekonomisë dhe ish-ministrin e Financave, Arben Malaj treguan nivelin në rritje të informalitetit.

“Nuk pasqyrohet paga reale jepet pagë minimale dhe pjesa tjetër me bordero”, thotë Malaj.

Deri në shtator, paga mesatare sipas INSTAT ishte 56 mijë lekë. Në sektorin shtetëror 67 mijë dhe në privat 51 mijë. Paga minimale është 30 mijë.

“Diskutimet se pse filani merr kaq shumë dhe unë marr kaq pak, është po aq e rrezikshme sa pabarazia sociale”, thotë sociologu Tushi.

Përveç zhbalancimit të pagave në shoqërinë dhe bizneset shqiptare, publikimi i tyre nxori në pah një tjetër rrezik që sipërmarrësit duhet ta kenë parasysh.

“Nëse njerëzit sot vendosin kamera për të parë dyert fizike, çfarë do të bëhet me dyert e WhatsApp, Facebook dhe internet ku ndajmë çdo gjë?”, shprehet Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026