Hiqet detyrimi i kontrollit fizik për automjetet kur ndërron pronësia
Automjetet nuk do t’i nënshtrohen më kontrollit fizik kur ndërrohet pronësia.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook bën me dije se ‘me marrjen në administrim shtetëror të Kontrollit Teknik që ishte dhënë me një koncesion, Certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia’.
“Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90.000.000 lekë dhe 30.000 orë pritje në vit”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Prej 1 janarit, shërbimi i kontrollit teknik të makinave, i njohur ndryshe si kolaudimi, do të mundësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe jo më nga koncesionari, të cilit i përfundon kontrata.
Në një intervistë për Euronews Albania disa javë më parë, drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe komentoi zhvillimin e fundit duke shtuar se tashmë është vendosur që kolaudimi të mos bëhet më periodikisht çdo vit, por një herë në dy vite.
Pas përfundimit të koncesionit pothuajse 10-vjeçar të kolaudimit, autoritetet publike përfitojnë investimet e kryera nga privatët, si kapanonet, logjistika apo dhe sistemi elektronik i rezervimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kolaudimi i makinave i kthehet shtetit, Blendi Gonxhe: Kontrolli një herë në dy vite
- Kolaudimi i automjeteve njëherë në dy vjet kërkon ndryshimin e Kodit Rrugor
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh