Denoncimet e PD-së për tenderat, KLSH-ja nis punën për të monitoruar shpenzimet mbi COVID-19
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup pune për të regjistruar të dhëna në lidhje me denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, e cila ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare se, ka abuzuar me fondet publike në sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve mjekësore për të përballuar pandeminë globale të COVID-19.
“Duke vijuar punën për zbatimin e misionit kushtetues, krahas ndërmarrjes së masave të plota të sigurisë për të minimizuar maksimalisht rrezikun e infektimit për stafin e institucionit, KLSH garanton opinionin publik se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit”, thuhet në një reagim të KLSH-së.,
Ky institucion ka kërkuar nga aktorët përkatës, që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe më shumë transparencë.
‘Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata mjekë dhe infermierë të nderuar, si dhe punonjës të tjerë të shërbimeve themelore që punojnë për të shpëtuar jetë dhe luftuar pandeminë në Shqipëri, sjell në vëmendje domosdoshmërinë dhe detyrimin ligjor që, megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente”, thuhet më tej.
Teksa rendit problematikat që mbartin auditimet në fushën e prokurimeve publike në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore, të cilat konstatojnë si vijon:
“Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:
- vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,
- vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,
- përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe
- hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse”, thuhet në njoftimin për shtyp të KLSH-së.
Partia Demokratike është shprehur se qeveria shqiptare nuk ka bërë aspak transparencë, por ka abuzuar me paratë e taksapaguesve, duke klasifikuar një sërë tenderash për sigurimin e pajisjeve mjekësore si sekret shtetëror.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë