Raportuesja për Shqipërinë: Po ndjekim masat kufizuese, disa janë të vështira për t’u përballur
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos thotë se, shpreson që vendin ynë të plotësojë kushtet për nisjen e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për “European Western Balkans”, znj. Santos thotë se për shkak të tërmetit por edhe pandemisë pritet të ketë një shtyrje apo ngadalësim të procesit të reformave.
“Shtyrja apo ngadalësimi në disa nga reformat gjatë kësaj periudhe pandemie është e pritshme, por vendimi i Parlamentit më 16 prill, për të vijuar me reformat, tregon se përpjekjet do të vazhdojnë. Nisur nga gjendja e emergjencës, fatkeqësisht nuk mund të jap një datë konkrete se kur mund të plotësohen kushtet”, shprehet ajo duke nënvizuar se reformimi i sistemit zgjedhor, sistemit të drejtësisë luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk lidhen vetëm me integrimin por dhe me jetën e qytetarëve.
E pyetur nëse vendimi për hapjen e negociatave pas tri refuzimeve tregon vullnetin e vendeve anëtare për procesin e zgjerimit, raportuesja për Shqipërinë tha se, vendimi ishte i merituar si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.
“Të gjitha përpjekjet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej të kishin një përgjigje pozitive nga vendet anëtare. Gjithashtu besoj se vitin e kaluar, ishte zhgënjyese shtyrja e hapjes së negociatave”, shprehet znj. Santos.
Gazetarja ngre pyetjen nëse znj. Santos do të përfshijë në raportin për Shqipërinë masat kufizuese pasi vazhdimisht është bërë thirrje se ato duhet të jenë proporcionale.
“Po e ndjek situatën në Shqipëri, duke u përpjekur të njihem me atë që po ndodh sa më shumë që të mundem. Kisha planifikuar vizitë në prill, por për shkak të ndalimit të udhëtimeve nuk ishte e mundur që të kryhej. Është një situatë shumë e vështirë për çdokënd dhe jam shumë e shqetësuar se disa nga masat janë të vështira për t’u përballur dhe për t’u zbatuar”, thekson raportuesja për Shqipërinë në PE.
“Është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojmë në luftën kundër virusit në mënyrë proporcionale. Masat kufizuese që janë vendosur në Evropë mund të shihen si kufizim të demokracisë dhe lirive civile, por faktori më i rëndësishëm është proporcionali teti.
Në Shqipëri, në Kodin Penal nuk ka qenë parashikuar krimi për përhapjen e sëmundjeve dhe nevojitet ndryshimi si instrument ligjor. Gjithashtu, e di që pavarësisht disproporcionit në propozimin e parë, me kontributin e aktorëve, u arrit një zgjidhje që është e ngjashme me ato të vendeve të tjera. Në vendin tim, aplikohet gjobë dhe burg deri në tre vite”, shprehet znj. Santos duke shtuar se masat kanë qenë efektive falë kohës së shpejt dhe disiplinës së shqiptarëve.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)