Politika e jashtme e Kosovës në 2021, pa njohje dhe pa anëtarësime
Kosova edhe në vitin 2021 nuk shënoi progres në politikën e jashtme. As në vitin që lamë pas nuk kishte njohje të reja dhe anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.
Fajtorë vlerësohen moratoriumi, pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, dhe dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, opozita dhe shoqëria civile kritikojnë institucionet për mungesë të konsolidimit.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi thotë për KosovaPress se politika e jashtme e Kosovës ka qenë në periudhë pezullimi. Sipas saj Kosova në sferën ndërkombëtare nuk ka pasur përfaqësim dinjitoz dhe dinamikë të madhe.
“Ne kemi pas një stagnim dhe suspendim sa i përket fushës së politikës së jashtme. Ne nuk kemi parë asnjë bashkëpunim dhe transparencë të MPJD-së në linjë me komisionin parlamentar që do të duhej të vinte dhe raportonte të paktën çdo tre muaj. Në sferën ndërkombëtare kemi pasur një përfaqësim jodinjitoz, një përfaqësim që ne si qytetarë dhe Republikë nuk e kemi merituar. Nuk ka pasur një përfaqësim të duhur të Republikës sonë, me këtë ministre (Donika Gërvalla) që më shpesh është dukur sikur të ishte një zëdhënëse e Ballkanit, se e Republikës së Kosovës. Mendoj se do të duhej të kishte një dinamikë shumë më të madhe sikur brenda, por edhe jashtë” , thotë ajo.
Kritik shprehet njohësi i politikave të jashtme, Emir Abrashi i cili përmend shkarkimin e ambasadorëve, që sipas tij, e kanë lënë Kosovën pa adresim në ballafaqimin e problematikave në arenën ndërkombëtare dhe lobimin për njohjet e reja.
“Republika e Kosovës në këtë periudhë që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti nuk ka pasur një politikë të jashtme të konsoliduar, ka pasur një politikë të jashtme të çakorduar totalisht. Kemi pasur mungesa të shefave të misioneve në shumicën dërrmuese të misioneve diplomatike të Kosovës, kemi pasur një ministri e cila nuk ka qenë në krye të detyrës në ballafaqimin me problemet të cilat Kosova i hasur në arenën ndërkombëtare”, shprehet Abrashi.
“Në anën tjetër ka pasur shumë gabime në Twitter, kur e dimë se ‘Twitter-diplomacia’ është një realitet në marrëdhëniet ndërkombëtare, aq më tepër kur kjo ndodh në një periudhë kur kemi qenë në pandemi dhe takimet sy më sy kanë qenë të rralluara. Njohjet janë të kushtëzuara me procesin e dialogut, për sa kohë ne nuk arrijmë të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe s’kemi njohje të ndërsjellë, besoj se njohjet e reja do të jenë problematike dhe do të jetë një mrekulli që të marrim njohje të reja ndërkohë”, shton ai.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu thotë se politika e jashtme e Kosovës kurrë s’ka qenë më me shumë prioritet.
“Nuk mbajë mend që ka pasur një numër më të madh të vizitave të përfaqësuesve politikë dhe diplomatëve të rajonit dhe perëndimit në Kosovë. Sikurse ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të vizitave të nivelit të lartë edhe nga kryeministri Kurti, por të njëjtën kohë edhe nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla, sikur zëvendëskryeministri Bislimi. Në njërën anë kjo flet për një interes të shtuar nga shtetet e rajonit dhe perëndimit për një bashkëpunim edhe më të mirë me Republikën e Kosovës. Por të njëjtën kohë flet edhe për prioritetizimin që Qeveria ia ka bërë politikës së jashtme, duke qenë më aktiv në vizita, por në të njëjtën kohë duke përfunduar një proces të rëndësishëm sikurse ai i emërimit të ambasadorëve në shtetet kryesore për të cilat vazhdon të ketë mungesë të një kritike thelbësore për këtë proces”, thotë Kryeziu.
Në muajin e fundit të vitit 2021 u përmend mundësia për një njohje të re nga ana e ish-ministrit të Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete, edhe pse ky i fundit fajësoi kryeministrin Kurti për mosinteresim për këtë çështje.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut