Muzeu në Itali i jep hua Greqisë një fragment të skulpturave të Partenonit
Një muze në Itali i ka dhënë hua Greqisë një fragment të Skulpturave të Partenonit, një veprim ky që palët shpresojnë se do të inkurajojë edhe shtete të tjera të kthejnë veprat arkeologjike në vendin përkatës.
Muzeu arkeologjik i Scilisë deklaroi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Muzeun e Akropolit, në Athinë, për dhënien hua të copëzave të bardha të mermerit, në këmbim të një statuje dhe një vazoje.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne pasi lidh dy muzetë prestigjozë të antikitetit në Mesdhe. Muzeun Salinas, që është më i vjetri në Sicili dhe Muzeun e Akropolit të Athinës, që nuk ka nevojë për prezantim pasi është ndër më të famshmit në botë”, tha Caterina Greco.
Por qëllimi i veprimit, sipas drejtuesve të muzeut sicilian, është “kthimi i pacaktuar” i fragmenteve tek muzeu i Athinës, që pretendon se copëza të tilla ndodhen edhe nëpër muze të tjerë të vendeve të ndryshme të Evropës.
“Kjo është pikë së pari një shkëmbim kulturash në bazë të të cilit ekspozitat ndërkombëtare mund të organizohen, ku muzeu i Sicilisë së bashku me atë të Akropolit do të jenë protagonistë”, u shpreh Alberto Samona.
Copëza është këmba e djathtë e një figure të mbështjellë të Artemisës, perëndesha greke e gjuetisë, që i përket një dekorimi 160 metra të gjatë të skalitur përreth tempullit të Partenonit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West