Turizmi, Mali i Zi parashikon hapjen e lokaleve dhe restoranteve në bregdet
Në rajon dhe Evropë po diskutohen se si t’i jepet frymëmarrje turizmit, përmes hapjes së plazheve. Faik Nika, kryetar i Këshillit të shqiptarëve në Malin e Zi, thotë se, ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e sezonit veror.
Duke folur për Euronews Albania, z. Nika tha se, më 18 maj do të ketë disa masa lehtësuese ndërsa deri më 1 qershor nuk mund të flitet për turizëm pasi të gjitha kufijtë ajror do të jenë të mbyllur.
“Deri më 1 qershor do të jenë të bllokuara fluturimet. Mund ketë lehtësira por nuk mund të flasim për turizëm. Ka një plan për lirimin e masave, mirëpo nuk ka një vendim për hapjen totale të vendit pasi kjo nuk varet vetëm nga Mali i Zi por do të jetë një vendim i të gjitha vendeve në rajon”, deklaroi z. Nika.
Mali i Zi parashikon që prej mesit të muajit maj të ketë masa lehtësuese për biznesin e vogël ku përfshihet dhe hapja e bareve, kafeneve dhe restoranteve në zonat e bregdetit, por do të ketë rregulla dhe mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet shtetërore.
Aktualisht i shpreh z. Nika në Malin e Zi lejohen vetëm dyqanet e produkteve ushqimore, transporti i mallrave ndërsa qytetarët nuk lejohen që të lëvizin nga ora 11 e darkës deri në orën 5 të mëngjesit.
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë