‘The Economist’ raporton 12 mijë viktima nga COVID në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë nuk e përgënjeshtroi shifrën dhënë nga The Econimist, e cila shkruante për 12 mijë të vdekur nga COVID në Shqipëri, por përgënjeshtroi Partinë Demokratike e cila argumenton se këto vdekje janë fshehur.
Në deklaratë thuhet se janë raportuar e përpikmëri të gjitha rastet e fataliteteve të raportuara nga spitalet COVID. Për sa i përket artikullit të The Economist, ministria thotë se ato janë vdekje shtesë, që kanë ndodhur në të gjithë botën.
Ministria thotë se Partia demokratike këtë artikull e lexon dhe interpreton në mënyrë “të shtrembër”.
Po ashtu ministria thotë se vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.
“Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it”, thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)